Monday, January 18, 2021
Home Sport Mariano:Kemi bërë një punë fantastike

Mariano:Kemi bërë një punë fantastike

Reali u përball më të papriturën sot, ata u mposhtën nga Bilbao në gjysmëfinalen e Superkupës së Spanjës. Me rezultatin në 1:2, Bilbao arriti të kualifikohet në finale ku e pret Barcelona e Messit këtë fundjavë. Pas ndeshjes ka folur edhe trajneri i Bilbaos, Marcelino, ku tha se vuajtën shumë por që në fund ia dolën. “Kemi vuajtur që të fitojmë ndaj Real Madrid, por në fund ia dolëm”, tha ai. “Kemi bërë një punë fantastike në mbrojtje, por nuk kemi pasur shumë vetëbesim kur kemi udhëhequr me topin”, shtoi ai.

Ai gjithashtu lavdëroi punën e Realit e Zidane.

“Luajtëm ndaj në kundërshtari që nuk dorëzohet kurrë, çdokush do të donte të ishte sikur Zidane, për atë çka ka arritur ai në futboll”, tha spanjolli. “Do të ishte e mrekullueshme ta fitonim Supercopa de Espana, sidomos duke mposhtur Realin dhe Barçën”, përfundoi Marcelino.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

MË tË popullarizuara

komentet e fundit