Monday, January 18, 2021
Home Sport Zidane: Bën shumë gabime

Zidane: Bën shumë gabime

Reali u përball më të papriturën sot, ata u mposhtën nga Bilbao në gjysmëfinalen e Superkupës së Spanjës. Me rezultatin në 1:2, Bilbao arriti të kualifikohet në finale ku e pret Barcelona e Messit këtë fundjavë. Pas ndeshjes foli edhe tekniku, Zidane ku tha se se nuk e lexuan ndeshjen si duhet dhe bën shumë gabime. “Nuk e lexuam ndeshjen mirë minutat e para, bëmë gabime”, tha ai. “E nisëm ndeshjen keq, por pas disavantazhit 0-2, gjërat u komplikuan. U munduam në pjesën e dytë të bëjmë disa ndryshime dhe funksionoi, por jo aq sa të fitojmë ndeshjen”, tha francezi. “Do të ketë shumë polemika për këtë paraqitje, por ne nuk do të ndalemi dhe të mendojmë, do shikojmë përpara”, tha Zidane. “Isha i kënaqur me paraqitjen e Benzemas, por kërkoja të freskoja sulmin me inkuadrimin e Marianos”, përfundoi Zinedine Zidane.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

MË tË popullarizuara

komentet e fundit