Monday, January 18, 2021
Home Magazina Jennifer Lopez shkruan emrat e binjakëve të saj në pjesën e pasme...

Jennifer Lopez shkruan emrat e binjakëve të saj në pjesën e pasme të getave

Jennifer Lopez dukej më në formë se kurrë, ndërsa ajo zbuloi barkun e saj të tonifikuar në një xhup të shkurtër ngjyrë ulliri, ndërsa po shkonte në palestrën ‘Somi Fitness’ në Miami, Florida të martën.

51-vjeçarja dukej sportive e veshur me një palë geta të zeza lëkure të ngushtë me emrat e binjakëve të saj 12-vjeçarë: Emme dhe Max, të cilët ajo i ka me ish-burrin Marc Anthony. Para se të nisej drejt stërvitjes së saj, një furgon i lëvizshëm i testeve COVID-19 u pa duke dalë nga shtëpia që ajo e ka në pronësi me të fejuarin e saj Alex Rodriguez. Ka të ngjarë, ajo dhe stafi i saj ishin duke u testuar për infeksionin viral shumë ngjitës, i cili është rritur në të gjithë vendin për shkak të tubimeve të fundit të festave. Ajo u pa me një maskë shumëngjyrëshe në fytyrë ndërsa dilte nga një veturë e tipit ‘Porsche Carrera 911’ i kuq i drejtuar nga ndihmësi i saj. Për daljen e saj të zakonshme, ajo i la flokët e saj të gjata në formën e një bishti të lartë kompletoi ansamblin e saj sportiv me një palë këpucë tenisi ngjyrë bardh e zi. Së fundmi ajo publikoi klipin e saj më të ri “In the morning”, i cili është pritur mirë nga fansat. 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

MË tË popullarizuara

komentet e fundit