Armend Muja në Vjenë, Kosova dhe Austria thellojnë bashkëpunimin për bujqësinë dhe integrimin evropian

28/07/2026 - 14:26
0 4
Armend Muja në Vjenë, Kosova dhe Austria thellojnë bashkëpunimin për bujqësinë dhe integrimin evropian

Ministri i Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural i Kosovës Armend Muja, është pritur në Vjenë nga Ministri Federal i Bujqësisë, Pylltarisë, Klimës dhe Menaxhimit të Ujërave të Austrisë, Norbert Totschnig, në një takim zyrtar të fokusuar në thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve dhe zhvillimin e sektorit të bujqësisë.

Sipas komunikatës për media, gjatë takimit ministrat kanë diskutuar për procesin e integrimit evropian të Kosovës dhe harmonizimin e politikave bujqësore me praktikat dhe standardet e Bashkimit Evropian.

Temë e diskutimit ishte edhe forcimi i sistemit të kontrollit zyrtar të ushqimit, zhvillimi i mekanizmave për paralajmërim të hershëm dhe mbrojtje nga breshëri, digjitalizimi i sektorit të bujqësisë, si dhe bashkëpunimi ndërmjet instituteve bujqësore dhe institucioneve kërkimore të të dy vendeve.

Gjatë takimit u shqyrtuan edhe mundësitë për zgjerimin e bashkëpunimit institucional përmes shkëmbimit të ekspertëve, zyrtarëve, studiuesve dhe studentëve, me qëllim forcimin e kapaciteteve profesionale dhe transferimin e njohurive e praktikave më të mira evropiane.

Ministri Muja ka falënderuar homologun austriak për mbështetjen e vazhdueshme të Austrisë ndaj Kosovës, duke theksuar se partneriteti ndërmjet dy vendeve është i rëndësishëm për modernizimin e sektorit të bujqësisë, rritjen e konkurrueshmërisë dhe përshpejtimin e përafrimit të Kosovës me standardet e Bashkimit Evropian.

Takimi në Vjenë vlerësohet si një hap i rëndësishëm në forcimin e bashkëpunimit dypalësh në fushën e bujqësisë dhe zhvillimit rural. /Telegrafi/

What's Your Reaction?

Like Like 0
Dislike Dislike 0
Love Love 0
Funny Funny 0
Wow Wow 0
Sad Sad 0
Angry Angry 0
EuroShqipe

CEO & Krijues i Portalit informativ EuroShqipe.Com

Comments (0)

User