Ndalohet një shtetas i Gjermanisë në Strugë, ka filmuar me dron një objekt ushtarak

06/08/2026 - 18:09
0 0
Ndalohet një shtetas i Gjermanisë në Strugë, ka filmuar me dron një objekt ushtarak

Më 05.08.2026 në orën 14:30 në fshatin Radozhë të Strugës, policia ka ndaluar A.S. (56) nga Gjermania për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale "hyrje e paautorizuar në objekte ushtarake dhe bërje skicash ose vizatimesh të objekteve ushtarake dhe pajisjeve luftarake", në përputhje me nenin 350 të Kodit Penal.

Ai u kap duke përdorur një dron për të filmuar kullën e vrojtimit në fshatin Radozhë, në pronësi të URMV-së, një vend që është në një zonë të ndaluar filmimi.

Po merren masa për zbardhjen e plotë të rastit, pas së cilës do të hartohet një raport përkatës./Telegrafi/

What's Your Reaction?

Like Like 0
Dislike Dislike 0
Love Love 0
Funny Funny 0
Wow Wow 0
Sad Sad 0
Angry Angry 0
EuroShqipe

CEO & Krijues i Portalit informativ EuroShqipe.Com

Comments (0)

User