FIFA heq dorë nga plani i shitjes së Kupës së Botës pas kërcënimeve të mëdha me bojkot nga UEFA dhe konfederatat tjera
Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka thënë të premten mbrëma se organi qeverisës i futbollit botëror kishte hequr dorë nga planet për të shitur një pjesë të aksioneve në Kupën e Botës te investitorët privatë pas reagimeve të gjera.
Plani i FIFA-s ishte të mblidhte deri në 4.2 miliardë dollarë duke shitur rreth 20% të aksioneve në një njësi të re që do të drejtonte ngjarjet e FIFA-s, përfshirë Kupën e Botës.
Propozimi, i njoftuar për herë të parë të martën, u përball menjëherë me një stuhi kundërshtimesh. Organi qeverisës i futbollit evropian, UEFA, kërcënoi me bojkot të ngjarjeve dhe akuzoi FIFA-n se po e vinte në shitje "shpirtin" e sportit.
“Duke dëgjuar me kujdes të gjitha pikëpamjet, është bërë e qartë se projekti ka krijuar përçarje të një natyre që, pavarësisht nivelit të mbështetjes, nuk janë më në interes të objektivit të përcaktuar që në fillim”, ka thënë fillimisht Infantino në një deklaratë të premten në mbrëmje.
“Qëllimi ynë ka qenë gjithmonë - dhe do të jetë gjithmonë - të bashkohemi dhe të përmirësohemi. Si rezultat, ky propozim nuk do të vazhdojë".
What's Your Reaction?
Like
0
Dislike
0
Love
0
Funny
0
Wow
0
Sad
0
Angry
0

Comments (0)