Rritet çmimi i naftës, benzina pëson ulje të lehtë

02/08/2026 - 11:39
0 0
Rritet çmimi i naftës, benzina pëson ulje të lehtë

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka publikuar çmimet maksimale të lejuara për shitjen e derivateve të naftës në Kosovë për ditën e sotme.

Sipas njoftimit të ministrisë, çmimi maksimal i naftës është përcaktuar në 1.78 euro për litër, që paraqet një rritje prej 1 centi krahasuar me ditën paraprake.

Ndërkohë, çmimi maksimal i lejuar për benzinën është ulur për 1 cent, duke u përcaktuar në 1.50 euro për litër.

Sa i përket gazit, çmimi maksimal do të jetë 0.60 euro për litër.

Ministria ka bërë të ditur se çmimet e reja kanë hyrë në fuqi nga ora 10:00 dhe do të vlejnë sipas afatit të përcaktuar në vendimin për rregullimin e çmimeve të derivateve. /Telegrafi/

What's Your Reaction?

Like Like 0
Dislike Dislike 0
Love Love 0
Funny Funny 0
Wow Wow 0
Sad Sad 0
Angry Angry 0
EuroShqipe

CEO & Krijues i Portalit informativ EuroShqipe.Com

Comments (0)

User