Kolona në kufi, mbi dy orë pritje për të hyrë në Kosovë te Dheu i Bardhë

01/08/2026 - 21:01
0 1
Kolona në kufi, mbi dy orë pritje për të hyrë në Kosovë te Dheu i Bardhë

Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar (QKMK) ka përditësuar të dhënat për fluksin dhe kohën e pritjes në pikat kufitare të Kosovës.

Sipas të dhënave të fundit, pritjet më të gjata janë regjistruar në hyrje të vendit.

Në pikën kufitare te Dheu i Bardhë pritjet për të hyrë në Kosovë zgjasin mbi dy orë, ndërsa rreth dy orë raportohet të jetë koha e pritjes edhe në Muçibabë.

Në Merdarë, pritjet për hyrje arrijnë deri në 80 minuta, ndërsa në pikat tjera kufitare koha e pritjes nuk kalon 25 minuta.

Sa i përket daljeve nga Kosova, QKMK ka njoftuar se pritjet janë dukshëm më të shkurtra dhe nuk kalojnë 30 minuta.

Pritje deri në 25 minuta janë raportuar në Dheun e Bardhë, Muçibabë dhe Han të Elezit.

Të dhënat janë përditësuar nga QKMK-ja në kuadër të monitorimit të fluksit të automjeteve në pikat kufitare. /Telegrafi/

What's Your Reaction?

Like Like 0
Dislike Dislike 0
Love Love 0
Funny Funny 0
Wow Wow 0
Sad Sad 0
Angry Angry 0
EuroShqipe

CEO & Krijues i Portalit informativ EuroShqipe.Com

Comments (0)

User