Vazhdon të kufizohet qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autoudhë

01/08/2026 - 20:59
0 0
Vazhdon të kufizohet qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autoudhë

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se nesër do të ketë kufizime të përkohshme në qarkullimin e automjeteve të transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë.

Sipas njoftimit të ministrisë, kufizimi do të zbatohet në autoudhë nga ora 11:00 deri në 17:30, për shkak të temperaturave të larta të parashikuara për ditën e nesërme.

Ministria ka bërë të ditur se kufizimi aplikohet pasi temperatura e parashikuar pritet të arrijë në 32 gradë Celsius ose më shumë.

Ndërkohë, qarkullimi i automjeteve të tilla në rrugët nacionale, rajonale dhe lidhëse do të lejohet pa kufizime.

Nga kjo masë do të përjashtohen automjetet e organeve të rendit dhe sigurisë publike, shërbimeve emergjente dhe institucioneve shëndetësore.

Ministria u ka bërë thirrje operatorëve ekonomikë dhe ngasësve që të respektojnë kufizimin dhe ta planifikojnë qarkullimin në përputhje me orarin e përcaktuar. /Telegrafi/

What's Your Reaction?

Like Like 0
Dislike Dislike 0
Love Love 0
Funny Funny 0
Wow Wow 0
Sad Sad 0
Angry Angry 0
EuroShqipe

CEO & Krijues i Portalit informativ EuroShqipe.Com

Comments (0)

User