Kongresisti Wilson i kërkon Serbisë t'i ndalë kërcënimet ndaj Kosovës dhe të shkëputet nga Rusia, Kina e Irani
Kongresisti amerikan Joe Wilson i bëri thirrje Serbisë që të ndërpresë varësinë nga energjia ruse dhe të distancohet nga Rusia, Kina dhe Irani, duke theksuar se vetëm kështu mund të afrohet plotësisht me Bashkimin Evropian dhe NATO-n.
Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Wilson rikonfirmoi mbështetjen e tij për pavarësinë e Kosovës dhe akuzoi Serbinë për kërcënime të vazhdueshme ndaj saj.
"Serbia duhet të jetë pjesë e qytetërimit perëndimor. Është koha të ndërpresë marrëdhëniet me diktaturat në Moskë, Pekin dhe Teheran", deklaroi ai.
Wilson kritikoi Beogradin për vazhdimin e blerjes së naftës dhe gazit rus, duke argumentuar se negociatat për ndërprerjen e importeve nuk janë të mjaftueshme.
"Serbia nuk ka nevojë të negociojë. Ajo duhet ta bëjë këtë menjëherë, sepse është gjëja e duhur për lirinë dhe demokracinë", tha ai.
What's Your Reaction?
Like
0
Dislike
0
Love
0
Funny
0
Wow
0
Sad
0
Angry
0
Comments (0)