Tahiri: Po blihet kohë për t’i marrë tri institucionet

06/08/2026 - 12:32
Updated: 10 hours ago
0 1
Tahiri: Po blihet kohë për t’i marrë tri institucionet

Në lidhje me situatën e krijuar në Kuvend reagoi edhe shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, i cili akuzoi Lëvizjen Vetëvendosje për zvarritje të procesit të konstituimit të institucioneve.

Tahiri tha se qytetarët janë dëshmitarë të një situate që, sipas tij, është e dëmshme për vendin.
"Tani jeni dëshmitarë të një tendence të skajshme, jashtëzakonisht të dëmshme për Kosovën. Më 8 korrik janë certifikuar rezultatet e zgjedhjeve, ndërsa sot del kryetari i LVV-së dhe u thotë qytetarëve të Kosovës se na duhet ende kohë. Por a nuk patët 30 ditë kohë? Problemi kryesor nuk është te Qeveria e as te Kuvendi, por te Presidentja. A po doni të krijoni edhe një rast në Gjykatën Kushtetuese? Kjo është vetëm për të blerë pak kohë që t’i marrin tri institucionet, e ato nuk i takojnë një partie politike, sepse nuk i ka votat. Asnjë fjalë nuk u tha për gjashtë kërkesat. Sot del e flet në mënyrë të papërgjegjshme duke thënë se na duhet ende kohë", u shpreh Tahiri. /Telegrafi/

What's Your Reaction?

Like Like 0
Dislike Dislike 0
Love Love 0
Funny Funny 0
Wow Wow 0
Sad Sad 0
Angry Angry 0
EuroShqipe

CEO & Krijues i Portalit informativ EuroShqipe.Com

Comments (0)

User